Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teksa ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
Ai shpreh mirënjohje për të gjitha ato gra, nëna, e vajza fisnike për gjithçka që ato kanë bërë për familjen, shoqërinë dhe kombin tonë.
“Gezuar 8 Marsin.
Miq, nenave, grave, motrave, vajzave tona me fisnikeve te familjeve, shoqerise dhe kombit tone nje urim nga thellesite e zemres dhe mirnjohje te pafundme ne kete dite nderimi per ato, per gjithçka ato kane bere dhe bejne per ne familjen dhe shoqerine dhe kombin tone. Gezuar!”, shkruan Berisha.




