Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës bën një bilanc të punës së tij në krye të bashkisë.
Në videomesazh, ai thotë se prej 20 muajsh vijon ajo që e cilëson si “pengmarrje”, ndaj ka zgjedhur të bëjë këtë përshëndetje përmes inteligjencës artificiale.
“Kam marrë një zotim tjetër që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtetë më kanë kyçur, duke më zënë e pritë, por këtë premtim do ta mbaj edhe nga kjo qeli ku më kanë mbyllur”, shprehet Veliaj.
Në video, Veliaj rendit disa prej punëve të Bashkisë së Tiranës, nga ndërtimi i kopshteve, shkollave dhe çerdheve, deri te ndërhyrjet pas tërmetit.
“170 shkolla, kopshte e çerdhe të reja për Tiranën! Tani, dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal! Bashkë!”, shkruan Veliaj krahas videos.






