Dorëheqja e Boris Johnson, Erl Kodra: A mund të kishit imagjinuar dorëheqjen e Edi Ramës pas skandalit të…

0
118

Nga Erl Kodra

Boris Johnson nuk është më Kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai dha dorëheqjen pas një “skandali” – ku një deputet konservator akuzohej se gjatë një mbremje në një klub privat, kishte ngacmuar seksualisht dy burra të tjerë, duke i prekur në organet gjenitale.

Stuhia që pasoi lajmin ishte e pazakontë.

Në fakt deputeti konservator kishte dhënë i pari dorëheqjen, duke u shprehur se i vinte “turp nga vetja sepse kishte pirë shumë”, dhe se po jepte dorëheqje nga posti publik.

Sipas mediave, doli se Boris Johnson kishte dijeni për “skandalin”, megjithatë kishte heshtur. Kjo ishte arsyeja që filloi seria e dorëheqjeve nga qeveria, aq sa Boris Johnson u detyrua të largohej si kreu i partisë dhe i qeverise britanike.

Ajo çka dëshiroj të nënvizoj është fakti se si detyrohet të largohet një qeveri për një “skandal” të tillë me peshë minore, pse një deputet qejfli e ka shkelur me sjelljen në publik. Duket se vende si Anglia nuk bëjnë kompromise me demokracinë dhe moralin, edhe pse skandali në vetvete ishte plotësisht individual, dhe nuk kishte pse të përfshinte qeverinë.

A mund të kishit imagjinuar dorëheqjen e Edi Ramës pas skandalit të Shukri Xhelilit?

Po dorëheqjen e Ramës pas skandalit Bechetti që i kushtoi shtetit shqiptar plot 140 milion Euro?

Po skandalet e PPP-ve, Check Up-i, djegësat, Babalja, droga, hashashi, rilindja urbane, e qindra skandalet e tjera të merhumit tonë?

Nejse, s’e di, por nuk mund të rri rehat kur shoh humnerën tonë morale.

Zjarr Tv Ad