Alfred Lela: Anglinë s’do e hedhim në gjyq në Francë për shpifje por do ankohemi në Home Office, Berisha është hero

0
3010

Zëdhënësi i Sali Berishës Alfred Lela, tregoi se vendimin e fundit të Britanisë së Madhe për shpalljen “non grata” do ta çojnë në “Home Office”.

Ai thotë se më vonë do hidhet në gjyq për shpifje siç u bë me gjyqin në Francë.

Lela tha për gazetaren Klementina Cenkollari se fakti që Rama e shpalli vendimin në Parlament çon ujë te pretendimi i Berishës, se është kryeministri autori i dosjeve për non gratat në të gjithë botën.

Zëdhënësi tregoi se Berisha tani po bëhet hero.

Këshilltari më i mirë i Berishës është logjika dhe përvoja shumë e gjatë politike. Berisha ka marrë një letër, njoftimin zyrtar, pak orë pasi Rama e shpalli në Parlament atë që pritej të ndodhte. Shkrimi është botuar në gazetën Panorama, para se të botohej në website-n e Home Office, që dua ta lidh me shpalljen, para se ta dinte i zoti i punës, që në këtë rast është z.Berisha. Pse është informuar dhe në shkelje të një etike, z.Rama me ironi apo nëntekst e shpall në Parlament. Të mos harrojmë se ka bërë të njëjtën gjë për non gratën amerikane. Kjo qartësisht çon ujë te pretendimi i z.Berisha se dosjet shkojnë nga këtu dhe autori është Edi Rama. Nëse Rama i di dhe i shpall vendimet e administratave të huaja, këtu diçka ka, diçka lëviz, dhe na mbetet të paktën të dyshojmë”.

Duke folur mbi një intervistë të ambasadorit britanik, Lela tha:

Mund të jetë edhe vendim i marrë përtej tagrit të ambasadorit. Ky është edhe proces marketingu, si shpërfaqet Britania në opinionin publik. Në rastin amerikan ka pasur një rritje të spekticizmit pas non gratës me Berishën. Kjo lidhet me dyshimet e shumë aferave, shumë shkeljeve në vend, dhe goditjen selektive. Kur elefanti në dhomë është korrupsioni galopant qeveritar, pse goditet shefi i një qeverie, që e ka lënë qeverinë para 9 vitesh”.

Lela thekson se dizajnimi britanik mund të ankimohet në Home Office, ndryshe nga vendimi i DASH.

Është pak a shumë leximi britanik i një teksti amerikan. Ndryshimi është se në rastin britanik përmendet Fazlliç. Berisha po konsultohet me ekspertë ligjorë, vendas dhe të huaj. Dizajnimin britanik mundet ta ankimosh në Home Office. Pastaj duhet parë nëse mund të çohet në gjyq për shpifje.

Berisha do ndjekë të njëjtën rrugë si në rastin amerikan, do t’u drejtohet arbitrazheve për të vendosur drejtësi. E bën të duket ndeshje e paparabartë dhe e padrejtë, ngaqë këto akuza i kemi dëgjuar si komplimente nga të njëjtat gojë. Administratat aktuale e akuzojnë paradoksalisht për të njëjtën periudhe kur ato e kanë komplimentuar. Ka diçka që nuk shkon, që logjika duhet t’u bëjë rezistencë”

Lela tha se duke e shpallur non grata Berisha po heroizohet, pasi edhe vendimi i mëhershëm nga DASH e rriti popullaritetin e tij.

Mendoj se z.Berisha edhe po ta kishte ndërmend dorëheqjen, po e detyrojnë të mos tërhiqet, duke e vënë në cep të ringut në ndeshjen e Goliathi-t me Davidin. Paradoksalisht po e heroizojnë. Non grata amerikane e ka rritur popullaritetin e Berishës. Është ky popullaritet i shtuar që çoi edhe te dizajnimi britanik. Ka gjithmonë një plan bashkimi të PD. Kur thua bashkim nuk mund të mos kesh ndërmend popullin që ishte në shesh në 7 korrik. Sot kam parë gëzim te ato pak vetë që ende mbështesin (Bashën). Edhe vetë z.Basha pati një Twitter të pashije, ku promovonte dizajnimin britanik ndaj ish-shefit të tij, mentorit të tij.

E pashije dhe e pavend. Është e gjitha pjesë e kuadrit të lojës edhe lufta për vulën, edhe dizajnimet sepse luhet për shumëçka. Luhet për atë që s’fitohet për një ditë, popullariteti, të cilën Berishës i është dashur dekada për ta fituar. Berisha është i vetmi politikan që pa pushtet politik mund të mbledhë në Shqipëri një lumë të tillë mbështetësish”.

Zjarr Tv Ad