E enjte, Korrik 30, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Nuk jemi në ‘luftë’ me SHBA, as me MB, po me lolot...

“Nuk jemi në ‘luftë’ me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë”, Paloka: Ose dorëzohemi dhe lejojmë që Shqipëria të shitet, ose përballemi dhe luftojmë

0
150
Zjarr Televizion Adccccc

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me vendimin që vendimin e Britanisë së Madhe e cila shpalli non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Paloka thekson se PD-ja nuk është në luftë me SHBA-të apo MB-në por me lolot e Sorosit në Shqipëri.

“Rama është thjeshtë nje lolo e pikërisht për kete ju duhet ne pushtet atyre që kanë interesat e tyre në Shqipëri dhe rajon.”, shkruan Paloka. Sipas tij, Soros e ka këtë fuqi që të lobojë dhe të ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme.

REAGIMI I PALOKËS
Nuk jemi në “luftë” me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit ne Tiranë !
Me të drejte disa miq më pyesin: “Mos po i japim Ramës fuqi që nuk i ka duke krijuar idenë që ai kontrollon DASH dhe qeverine e BM?”

E vërteta eshte se askush nuk ka thënë se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeveritë e këtyre vendeve. Në fakt Rama është thjeshte nje lolo e pikerisht per kete ju duhet ne pushtet atyre qe kane interesat e tyre ne Shqiperi dhe rajon. E kam thene dhe here tjeter; Rama, Veliaj dhe gjithe raca e tyre, jane perzgjedhur, jane financuar dhe promovuar per te qene ne pushtet , pikerisht pse jane keta qe jane, qenie qe personifikojne me te keqen e me te neveritshmen e njeriut. Ata jane ne pushtet dhe mbahen ne pushtet pikerisht se jane te shantazhueshem dhe lehtesisht te perdorshem nga monstra si Soros .

Eshte ky i fundit qe fuqine e miliardave qe zoteron e perdor per spekullime e per te korruptuar politikane te te gjitha niveleve qe pastaj nga ana tjeter i sherbejne per te shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo eshte nje e vertete e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po nderkombetarisht. Po fakti qe Soros e ka kete fuqi, te loboje e ndikoje dhe ne qeveri te vendeve te fuqishme, nuk duhet te na beje pesimiste e thjeshte te ngreme duart. Ne duhet te bejme nje zgjedhje dhe zgjedhjet jane dy;

– ose dorezohemi dhe lejojme qe Shqiperia te shitet, te coptohet, te vidhet, te varferohet e te shpopullohet
– ose perballemi dhe luftojme per te mos lejuar qe disa qenie te peshtira si Rama e Veliaj, te shkatrrojne vendin dhe jetet tona, per interesa te nje monstre nderkombetare si Soros dhe xhepit te tyre.

E mos degjoni ata qe thone se beteja qenka me SHBA dhe MB, jo. Betejen e kemi me letyrat tona qe jane vene ne sherbim dhe po shkatrrojne vendin e tyre vetem qe Soros te shtoje ca miliona dhe influence me teper. Mjafton qe ne te shporrim dy qelbesira si Rama e Veliaj dhe asgje nuk do te mbetet nga ajo qe sot duket si fuqi e pamundur per tu mposhtur. E kane bere te tjeret, duhet ta bejme dhe ne , ndryshe na pret nje fund si Guinea apo Sri Lanka. Zgjedhjen e kemi vete ne dore. Une timen e kam bere!

Zjarr Tv Ad