E premte, Prill 17, 2026
Ballina Aktualitet Rikthehet sistemi TIMS në Rinas dhe pikën kufitare të Kapshticës! Shërbimi jashtë...

Rikthehet sistemi TIMS në Rinas dhe pikën kufitare të Kapshticës! Shërbimi jashtë funksionit në këto pika

0
29

Sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer në funksion pas gati 24 orësh i bllokuar, si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit, që goditi vendin tonë një ditë më parë.

Nga ana tjetër, News 24 bën me dije se në pikën kufitare të Qafë-Thanës si dhe Portin e Durrësit dhe Vlorës, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Jashtë funksionit vijon të mbetet shërbimi edhe në Doganën e Qafë-Botës dhe Portin e Sarandës.

Sistemi TIMS në këto pika vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij. Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh.

Zjarr Tv Ad