E mërkurë, Shtator 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Qindra telefonata, FOTO dhe VIDEO me Agasin, zbardhen detaje të forta: Çfarë...

Qindra telefonata, FOTO dhe VIDEO me Agasin, zbardhen detaje të forta: Çfarë i tha Vlora Hyseni SPAK-ut për Ergys Agasin

0
47

Detaje të reja kanë dalë sa i përket marrëdhënies së Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, e cila një ditë më parë u vetëdorëzua pas masave të sigurisë të lëshuara ndaj saj nga Struktura e Posaçme.

Ndonëse prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti thuhet se kanë në duar materiale të konsiderueshme që dokumentojnë komunikimet dhe takimet mes Hysenit dhe Agasit, vetë ish-drejtoresha e SHISH i ka mohuar këto pretendime, duke pranuar vetëm komunikimin telefonik me biznesmenin.

Report Tv ka mësuar se Vlora Hyseni është marrë më herët në pyetje në SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me Ergys Agasin. Gjatë dëshmisë së saj, Hyseni ka pranuar se ka komunikuar me Agasin, por ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë në kuadër të punës së saj dhe se ai ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni ka argumentuar përpara hetuesve se SHISH, në funksion të veprimtarisë së tij, bashkëpunon me persona të ndryshëm dhe se komunikimi me ta është pjesë e punës së institucionit.

Mirëpo, nga burimet thuhet se komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm edhe gjatë periudhës kur Agasi ka qenë person në kërkim, ndryshe nga sa ish-drejtoresha pretendon.

Nga telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit janë evidentuar qindra telefonata me ish-drejtoreshën e SHISH, ndërsa SPAK dyshohet se disponon edhe foto dhe video nga takime mes tyre. Pikërisht këto materiale kanë ngritur dyshime te prokurorët se komunikimi mes Hysenit dhe Agasit mund të ketë tejkaluar marrëdhënien e zakonshme të një bashkëpunëtori me institucionin.

Hetimet e SPAK kanë sjellë ndërkohë edhe masa të tjera sigurie në kuadër të dosjes që lidhet me aferat në AKSHI. Përveç Vlorës Hyseni, ndaj së cilës u kërkua masa “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”, janë lëshuar masa “arrest me burg” edhe për shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçin si dhe për biznesmenin Embro Sulejmani, i cili rezulton të jetë administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.

Zjarr Tv Ad