E mërkurë, Shtator 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Zyrtarisht në sezonin e vjeshtës/ Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja si...

Zyrtarisht në sezonin e vjeshtës/ Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, ja si do të jetë moti në ditët në vijim

0
7

Sipas parashikimit të meteorologes, Tanja Porja, dita do të mbizotërohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura maksimale që nuk do të kalojnë 26 gradë celsius. Në zonat malore, veçanërisht në veri dhe verilindje, temperaturat minimale do të zbresin deri në 4 gradë celsius.

Meteorologia tha në Dita Jonë se ndryshimi i motit pritet të premten, kur një masë ajrore më e ngrohtë dhe e lagësht nga jugu do të sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sa i përket temperaturave, mëngjeset do të mbeten të ftohta, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje graduale e vlerave maksimale. Sipas saj luhatjet e forta të temperaturave, veçanërisht në orët e para të ditës, mund të favorizojnë përhapjen e virozave sezonale.

“Reshjet do të jenë kalimtare dhe do të vijojnë pjesërisht edhe gjatë paradites së të shtunës, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore. Do kemi rënie drastike të temperaturave. Nga pjesa e dytë e së shtunës, si dhe gjatë së dielës e të hënës, moti do të përmirësohet sërish me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Që nga dita e djeshme, por edhe në vijim deri të hënën, kryefjala e kushteve të motit përveç vranësirave dhe rrebesheve që presim ne shumë pranë fundjavës janë rënie drastike të vlerave termike kryesisht dhe më të theksuar në orët e para të ditës. Prandaj dhe mund të jetë një periudhë e cila favorizon virozat. Të dielën termometri do të arrijë deri në 27°C, ndërsa të hënën deri në 28°C”, tha Porja.

Zjarr Tv Ad