Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokatit Ilir Pandës. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në kuadër të procedimit penal nr. 209, të vitit 2021 për veprën e korrupsionit ndaj gjyqtares dhe avokatit, janë duke u transkiptuar bisedat e shtetasve të vënë nën hetim në platformat WhatsApp, Signal, Viber etj. Në deklarimin e dorzuar në ILDKP-i, gjyqtarja zotëron disa troje, ndertese 2 kate dhe truall. Vyshka deklaron edhe një llogari bankare. SPAK vijon administrimin e plotë të të gjitha akkteve të ekspertimit të telefonave.
Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, me urdhër të SPAK, për akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit, iu caktuan masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’
Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.
Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.
Burimi:Fax News




