E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Morën miliona lekë për t’i ulur dënimin një të burgosuri, SPAK nis...

Morën miliona lekë për t’i ulur dënimin një të burgosuri, SPAK nis hetim pasuror për gjyqtaren dhe avokatin e Elbasanit

0
129

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokatit Ilir Pandës. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në kuadër të procedimit penal nr. 209, të vitit 2021 për veprën e korrupsionit ndaj gjyqtares dhe avokatit, janë duke u transkiptuar bisedat e shtetasve të vënë nën hetim në platformat WhatsApp, Signal, Viber etj. Në deklarimin e dorzuar në ILDKP-i, gjyqtarja zotëron disa troje, ndertese 2 kate dhe truall. Vyshka deklaron edhe një llogari bankare. SPAK vijon administrimin e plotë të të gjitha akkteve të ekspertimit të telefonave.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, me urdhër të SPAK, për akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit, iu caktuan masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’

Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.

Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.

Burimi:Fax News

Zjarr Tv Ad