Ndërkohë që këtë të enjte Sindikata e Pedagogëve ka thirrur një protestë kombëtare në Tiranë, pak orë para nisjes së saj kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh.
Lidhur me kërkesat e pedagogëve për rritje page, Rama e ka bërë edhe një herë të qartë qëndrimin e tij.
“Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”, thekson Rama.
Lidhur me reagimet që shkaktoi deklarata e tij për kontrollin e pasurisë së pedagogëve, Rama thotë se “asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!”.
Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!




