E hënë, Korrik 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Të izoluar nga uji brenda në banesë, policia evakuon dy familje në...

Të izoluar nga uji brenda në banesë, policia evakuon dy familje në Shkodër

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Policia e Shkodrës evakuon 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Ajasem, në Shkodër, dy familje ishin zoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të të dyja familjeve, si dhe dërgimin në spital, të njërit prej tyre, i cili pas ndihmës mjekësore u dërgua në banesën e të afërmve të tij.

Nisur nga situata e krijuar, të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve, në rast nevoje.

Zjarr Tv Ad