E martë, Korrik 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Pas largimit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano...

Pas largimit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano i rikthehet …

0
219
Zjarr Televizion Adccccc

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është një nga fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Sipas “Top Channel”, mësohet se Nano është një nga 40 të përzgjedhurit për studimet në këtë degë.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano i është rikthyer studimeve.

Kujtojmë se Gledis Nano dha dorëheqjennë kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano u larguapas ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale dhe zhdukjes së Ervis Martinajt. Në vend të tij u emërua Muhamet Rrumbullaku.

Zjarr Tv Ad