Me anë të një statusi në Twitter, Ylli Manjani ka refuzuar të jetë pjesë e listës së kandidatëve për LSI-në për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në postimin e tij Manjani shkruan se është në listë por jo për deputet.
“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, shkruan Ylli Manjani.



