Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet e policisë se në ngjarjen e Bulevardit ’Dëshmorët e Kombit’, ku u dëmtuan 146 mbështetës dëmtimi ka ardhur prozhektorët e pëdorur për ndriçim.
Policia referon në dosje si shkaktare të dëmeve në shëndetin e njerëzve prozhektorët e përdorur për ndriçim, prokuroria ka një tjetër qëndrim për ngjarjen.
Prokuroria ka nisur hetime për një vepër tjetër, që i përket kapitullit të veprave që prekin zgjedhjet e lira.
Në këtë mënyrë hetuesit ndahen për ngjarjen në bulevard, pasi sipas burimeve të prokurorisë, për të dalë në konkluzionin nëse ishin apo jo prozhektorët shkaktarët duhen pritur dy analiza shumë të rëndësishme për hetimin.
E para ka lidhje me analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar nëse këta shtetas janë helmuar me ndonjë substancë tjetër.
Analiza tjetër ka lidhje me përgjigjet që do të sjellë Ministria e Mbrojtjes pas ekspertizës së kimistëve të ushtrisë edhe të veshjeve të të dëmtuarve.



