E enjte, Prill 9, 2026
Ballina 360 grade Itali sekuestron 800 kg drogë të ardhur nga Shqipëria, arrestohen edhe 15...

Itali sekuestron 800 kg drogë të ardhur nga Shqipëria, arrestohen edhe 15 persona

0
283

Një operacion blic antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në komunat e Brindizit, Fasanos dhe Katanias. Janë ekzekutuar urdhërarrestet për 15 persona për një sërë akuzash, mes tyre trafik droge dhe grabitje. Hetimet kanë nisur në shkurtin e 2017 dhe kanë përfunduar në gusht me identifikimin e dy grupeve që merreshin me trafikun e drogës nga Shqipëria. Gjatë hetimeve janë arrestuar 4 persona si dhe janë sekuestruar 800 kg marijuanë e cila ka mbërritur në brigjet e Pulias nga Shqipëria. Në orët në vazhdim priten detaje të reja lidhur dhe këtë operacion.

Zjarr Tv Ad