E martë, Korrik 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Makina del nga rruga dhe përplas katër këmbësorë, shoferi largohet nga vendi...

Makina del nga rruga dhe përplas katër këmbësorë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

0
74
Zjarr Televizion Adccccc

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ish grumbullimi” në qytetin e Burrrelit.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Y.XH ka humbur kontrollon mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke aksidentuar katër këmbësorë.

Të lënduarit ndodhen në spital, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, me policinë që është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi:

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad