Dëbora deri në 70 centimetra dhe ngricat në rrugë mbajnë të izoluar tre fshatra të njësisë administrative Cudhi në Malësinë e Krujës. Mjetet i lënë banorët disa kilometra larg shtëpive pasi rruga është shumë e vështirë. Problematike mbetet situata në Qafë Shtamë, ku dëbora arrin 30 cm trashësi dhe rruga bëhet e pakalueshme për shkak të ngricës. Në disa pjesë të rrugës janë shënuar edhe rrëshqitje dherash që janë pastruar nga banorët e zonës apo drejtuesit e mjeteve pasi sic thonë, autoritetet nuk kanë marrë masa. Reshjet e dëborës kanë ndaluar edhe në qarkun e Dibrës, por banorët e zonmave malore përballen me bllokime rrugësh. 125 familja rezultojnë të izoluara në Tërnovë të madhe ku dëbora arrin në 80 centimetra Një banor i zonës thotë: “Këto nuk interesohen fare” Trebishti, Ostreni, Zerqani e Shupenza kanë probleme me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se në këto zona janë shembur disa shtylla të cilat po zëvendësohen. Problematika hasën edhe në fshatrat malorë të qarkut të Kukësit



