Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin e “arrestit me burg” për Erion Veliaj, nuk lejohet prezenca e avokatit amerikan në seancë

0
352

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, gjyqtari Engert Pëllumbi ka vendosur rrëzimin e kërkesës së avokatit amerikan, Joshua Robert për të marrë pjesë në këtë seancë.

Robert, me çantë dhe dosje, mbërriti më herët pranë ambienteve të Apelit të GJKKO-së ku dhe depozitoi kërkesën për të qenë i pranishëm si vëzhgues në seancën ndaj kryebashkiakut Veliaj. Por, gjyqtari Pëllumbi vendosi rrëzimin e kësaj kërkese.

Sakaq theksojmë se të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ky i fundit është dhe “shënjestra” e Veliajt, për të cilin prej ditësh e me radhë ka hedhur “një lumë” me akuza.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në ambientet e Gjykatës rreth orës 10:00 të kësaj të marte. Ai ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” e cila u la në fuqi më 12 shkurt nga gjyqtari Erion Bani.

Kujtojmë se gjatë seancës maratonë të zhvilluar më 12 shkurt, avokatët e Veliaj kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por gjyqtari Erion Bani vendosi lënien në qeli të kryebashkiakut.

Ndërsa, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, pasi kjo e fundit kërkojë një masë më të lehtë me arsyen se ka djalin e vogël për t’u kujdesur dhe se nuk ka askënd që ta ndihmojë.

Zjarr Tv Ad