Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët e PS nga Diaspora, ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

0
283

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet.

Një mori me emra nga diaspora janë diskutuar paraditen e sotme mes Edi Ramës dhe Këshillit të Diasporës brenda PS.

Gazetari Muhamed Veliu ekskluzivisht duke iu referuar burimeve nga selia rozë, raporton tre emrat potencial të cilët do të kalojnë në filtrin final të Kryesisë Socialiste sot ora 18:00.

Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog Kristo Papa.

Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.

Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad