Shehaj optimist për zgjedhjet: Sondazhet tregojnë se do të marrim 7 mandate!

0
56

Agron Shehaj, drejtuesi i partisë Mundësia thotë se nga sondazhet që ka bërë, rezulton se forca politike që ai drejton do të marra 7 mandate deputeti në zgjedhjet e 11 majit.

Në emisionin “Opinion” ai tha se synimi i tij është i vështirë, por i arritshëm. Ai kujtoi gjithashtu edhe betejat kundërt Lulzim Bashës.

“Sondazhet që ne bëjmë na nxjerrin me rezultatin me 7 mandate. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë. E lehtë është të bashkohesh me partitë e mëdha, por unë nuk kam asnjë marrë asnjë gjë të lehtë. Unë kam qenë i vetmi që kam dalë kundër Bashës dhe i kam patur të gjithë kundër, të gjithë”,
tha Shehaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad