Vota e diaporës, KQZ: Çdo zarf është tërhequr me firmë, ja ku e shkeli kontratën kompania postare

0
3

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirës”, në lidhje me kontestimet e opozitës për votën e diasporës, kryesisht të Greqisë si vendi me përqindjen më të lartë të votuesve.

Në përgjigje, KQZ thekson se kompania postare (DHL) u ka dorëzuar provat se çdo zarf ëshë tërheqyr me firmën e votuesit, ndërsa thotë se janë në proces kontrolli të gjitha firmat e zgjedhësve. 

Më tej, KQZ ka sqaruar rastin ku kompania postare rezulton se ka shkelur kontratën. Sipas asaj që bën me dije KQZ, theksohet se nuk i ka dhënë leje DHL-së të kontraktonte procesin në Greqi. 

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, KQZ i ofroi Partisë Demorkatike provat me të gjitha nënshkrimet e votuesve shqiptarë në Greqi, që kanë tërhequr zarfet.

KQZ njoftoi se pasi PD këmbënguli për këto prova, dhe pasi akuzoi PS se korruptoi postën, i ofroi demokratëve provat, por me kushtin që përfaqësuesi ligjor i tyre të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti, pasi aty janë të dhënat personale të afro 50 mijë shqiptarëve të Greqisë.

Zjarr Tv Ad