Si u bind KAS për rinumërimin e Tiranës? Ja si përgjigjet Ledio Braho

0
10

Anëtari i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit të votave për qarkun Tiranë.

Në intervistën e djeshme përballë gazetarit Besard Jacaj, 5 qershor, ai tha se do të duhet afërsisht një javë që të nisë rihapja e kutive në kryeqytet, pas vendimit zyrtar të KAS. Ky proces do të zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik dhe parashikohet të përfundojë po për një javë.

“Për shkak të numrit të madh të qendrave të votimit, është vlerësuar që procesi të mos zhvillohet në ambientet e KQZ-së, pasi do zvarritej procesi. Është menduar të bëhet aty ku janë numëruar votat e diasporës, me një numër tavolinash nga 30 deri në 40. Ka nevojë për logjistikën e nevojshme, me kamera e të gjitha. Pas një jave mund të fillojë procesi i numërimit për Tiranën, kemi edhe qarqet e tjera ndërkohë. Pastaj rreth një javë maksimumi, mund të marrë kohë si rinumërim”, bëri me dije Braho.

Sipas Brahos, këtë vendim KAS e ka marrë edhe për faktin (përpos argumenteve të tjera lidhur me Kodin Zgjedhor) që janë gjetur 15 vota të pajustifikuara të një demokrati. Pra, është zgjedhur në fletë votimi Partia Demokratike, por jo kandidati që ka marrë votat plus, brenda një kutie.

Do të rinumërohen votat në rreth 1200 qendra votimi në të gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, për gjetjen e provave për pretendimet e Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad