Adriana Kalaja ka ripublikuar një postim të tre viteve më parë, në periudhën kur Partia Demokratike ishte në kulmin e përplasjeve.
Kalaja ndër të tjera ka ripublikuar fotot e Gaz Bardhit dhe Ervin Salianjit, duke i cilësuar ata plehra që i shërbejnë regjimit të Edi Ramës.
“Jam pro bashkimit por jo me plehrat shërbëtorë të regjimit të Edvin Ramës.
Këta që janë bashkë me Edvin Ramën dhe kundra demokratëve, besoni se do ngrenë zërin për të drejtat e atyre që i dhanë mandatin?
Demokratë, nuk harrohet 8 janari”, shkruante ajo në postimin që e ka ripublikuar.





