Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në Instagram ndërsa flet në gjuhën malazeze.
Vazhdojmë përpara, shkruan Abazoviç,ndërsa thekson se së bashku me Ramën do të ndërtojnë ura dhe do të ndryshojnë imazhin e Ballkanit.
“Miku im Edi, gjithmonë origjinal dhe në stilin e tij. Mirënjohës për fjalët e bukura dhe besoj që herën tjetër rrethanat do ta lejojnë të jetë me ne në kongres.
Vazhdojmë përpara, ndërtojmë ura dhe së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit”, shkruan Abazoviç.
https://www.instagram.com/reel/DL5RH8IM3HY/?utm_source=ig_web_copy_link




