Lamtumira e fundit/ Homazhe për nder të Artur Zhejit në Universitetin e Arteve

0
23

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë.

Homazhet për Zhejin po mbahen ditën e sotme në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, ku miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë po i japin lamtumirën e fundit.

 Ceremonia private do të mbahet më pas te “Alba 2000”. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji.

Në ceremoninë e homazheve ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili u shpreh se ndarja nga jeta e Artur Zhejit është një humbje e madhe për mendimin kritik dhe mediat shqiptare.

Artur Zheji ishte një figurë e njohur në media, publicistikë dhe diplomaci, me një kontribut të gjatë në jetën publike të vendit.

Zjarr Tv Ad