E enjte, Korrik 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet PD bokoton sot komisionet! Demokratët mblidhen “me urdhër të prerë” te selia

PD bokoton sot komisionet! Demokratët mblidhen “me urdhër të prerë” te selia

0
4
Zjarr Televizion Adccccc

Partia Demokratike do të bojkotojë sot të gjitha komisionet parlamentare në të cilat do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2026. Ky vendim i grupit parlamentar të PD vjen si një reagim pas seancës së kaluar plenare e cila u mbyll pa përfunduar diskutime, ku në rend dite ishte edhe ligji për barazinë gjinore që ka shkaktuar jo pak debat mes PS dhe PD.

Gazment Bardhi, kreu i gripit parlamentar të PD, u ka dërguar mesazh deputetëve, ku u thotë se asnjëri prej tyre nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve.

“Derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër nuk shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PD.

Por deputetët e Partisë demokratike do të jenë duke zhvilluar mbledhje sot në selinë e PD,në vend të pjesëmarrjes në komisionet për projektbuxhetin e vitit 2026.

Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar Berisha bëri deklaratën për Silvio Gonzato, e cila ndezi shumë reagime, në kuvend dhe kreu  i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, kërkoi kalimin në votim pa përfunduar diskutimet.

Zjarr Tv Ad