Lapaj nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot…

0
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatiak Lapaj ka reaguar pasi është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës, lidhur me përplasjen me efektivët, gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë më 4 janar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj, nga spitali, ku po merr trajtim mjekësor, e ka cilësuar kallëzimin si një medalje nga ajo që ai e quan regjimi i kryeministrit Edi Rama.

Lapaj është shprehur se ata që ai i cilëson si hajdutë, nuk do ta trembin dhe shtoi se pasi të dalë nga spitali, do të jetë sërish në shesh.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali.”, shkruan Lapajn në Facebook.

Pas protestës së mbajtur një ditë më parë nga ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryeministrisë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 4 persona pasi kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Ata janë indentifikuar si Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.

Më tej në një njoftim tjetër theksohet se në gjendje të lirë do të hetohen edhe 9-të persona mes tyre edhe Adriatik Lapaj.

Zjarr Tv Ad