E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë...

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas

0
17

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, është shënuar një tjetër rritje e çmimit të biletave në linjën Korçë-Tiranë.

Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

Qytetarët shprehen për News 24 se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Ata theksojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm të biletave por edhe të produkteve të përditshme, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Më herët, çmimet e biletave u shtuan edhe për shkak të problemeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, që ndikuan në kohën dhe shpenzimet e transportit.

Pavarësisht kësaj situateve ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera.

Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.

Zjarr Tv Ad