E mërkurë, Prill 15, 2026
Ballina Aktualitet Qytetarja hipën në majë të kangjellave të SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!

Qytetarja hipën në majë të kangjellave të SPAK-ut: Ku janë prokurorët?!

0
20

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku një qytetare nga Laçi ka tentuar të kapërcejë rrethimin metalik të institucionit dhe të futet brenda perimetrit të sigurisë.

Gruaja është ndaluar menjëherë nga punonjësit e sigurisë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë perimetrit.

Ndërkohë, për mediat qytetarja e identifikuar si Drane Gjoka, ka deklaruar se prej vitesh është përfshirë në një betejë ligjore për një çështje pronësie, duke pretenduar se zotëron dokumente dhe vendime gjyqësore në favor të saj.

Ajo ka shprehur shqetësimin se sipas saj nuk po i njihet e drejta mbi një pronë që e ka blerë dhe më pas e ka fituar edhe në rrugë gjyqësore. Gruaja, e cila për vite me radhë ka shërbyer si elektriciste pretendon gjithashtu se objekti në fjalë është dëmtuar ndër vite, ndërkohë që ka hedhur akuza ndaj Bashkisë së Kurbinit.

Sipas saj, sot i është drejtuar SPAK-ut për të kërkuar ndërhyrje dhe hetim mbi mënyrën se si është trajtuar çështja e pronës së saj ndër vite, duke kërkuar rikthimin e të drejtave që pretendon se i janë cënuar.

Të vijnë dhe të shohin shtëpinë time, jam me myk e sëmurë. Drane Gjoka, kam blerë një repart ushtarak në vitin 1990 dhe këtë repart e kam fituar me gjyq. E kam dhënë lekët në bankën e shtetit me mandat arkëtimi, e kam fituar edhe me gjyq dhe pastaj, kur repartin ma rrethuan, më kanë marrë hyrjen, një pagesë për tokën, një për ndërtesën.

Tani këtë ndërtesë, e ka bërë kryetari i Bashkisë Luigj Isufi në 2005 dhe Gjovalin Isufi, të dy vëllezër, punonin në bashki dhe gruaja e tij punonte në bashki. Gjithmonë rrethi Kurbin ka qenë bashki familjare dhe të gjithë të afërmit e tij. Sot i kam të gjitha me dokumente. Më kanë fshehur dosjet, vendimet e gjyqeve.

Problemi jonë është shkatërrim dhe përvetësim prone nga Bashkia Laç. Pronë banesë e cila është dëmtuar nga ujërat e bardha. Më kanë vendosur tre puseta lart. Pronën, tani unë jetoj që nga ’90 aty, kam bërë gjyq dhe e kam fituar dhe kam marrë certifikatën dhe e kam vendimin e gjyqit.

Tani këtë ndërtesë më ka ardhur ai Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, më ka sjellë për të bërë në zbatim vendimin e gjykatës. SPAK, kërkoj që hyrja që kam dhënë për tokën të më kthehet. Kam bërë kallëzime në Prokurori, Polici, janë në gjykatën e Apelit. Vendimet janë marrë kundër meje dhe pasurisë time. Sot kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK”, ka deklaruar gruaja.

Zjarr Tv Ad