E mërkurë, Prill 29, 2026
Ballina Aktualitet “Investimet Strategjike” dhe “Paketa e Maleve”, Lapaj dorëzon kërkesën për referendum në...

“Investimet Strategjike” dhe “Paketa e Maleve”, Lapaj dorëzon kërkesën për referendum në KQZ

0
13

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dorëzuar sot në KQZ kërkesën për marrjen e formularit tip për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave për secilin ligj, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit “Për investimet strategjike dhe “Për paketën e maleve”.

Në një komunikim për gazetarët, Lapaj u shpreh se nëse gjithçka shkon normalisht, referendumi mund të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

“Referuar kuadrit ligjor procesi referendar për shkak të përcaktimeve që X muaj para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve nuk mund të mbahet referendum, parë edhe zgjedhjet që po vijnë i bie që nëse shkon në rregull do të mbahet në vjeshtën e vitit tjetër.

Procesi i mbledhjes së firmave do jetë një proces gradual. Në total janë 100 mijë firma dhe qytetarët duhet të angazhohen nga çdo cep i vendit”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Ad