E enjte, Maj 14, 2026
Ballina Aktualitet “Do të flasësh kur të të vijë radha”/ Peleshi ‘përplaset’ me Ulsi...

“Do të flasësh kur të të vijë radha”/ Peleshi ‘përplaset’ me Ulsi Manjën

0
14

Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri prej kryedemokratit.

Por kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar, duke u shprehur se nuk mund t’ia japë fjalën për diskutimet janë me minutazh të përcaktuar.

“Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të caktuar në orën 16;00 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet! Unë nuk jam Niko (I drejtohet Manjës)”, tha Peleshi, ndërkohë opozita shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione.

“Zoti Manja e tha që në fillim, nuk ndërpritet për procedurë dhe Replikë. Kur t’ju vijë radha do të flisni. Me rregullore e kemi me minutazh të dakordësuar. Nuk mund ta bëni këtë gjë, kur t’ju vijë radha”, vijoi Peleshi duke ia dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad