E enjte, Maj 14, 2026
Ballina Aktualitet Ferit Hoxha ‘i zë vendin’ Ramës në Parlament, punonjësja e administratës: Çohu...

Ferit Hoxha ‘i zë vendin’ Ramës në Parlament, punonjësja e administratës: Çohu se nuk lejohet

0
15

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u ul sot për një moment në karrigen e kryeministrit Edi Rama teksa po bisedonte me numrin 2 të qeverisë, Albana Koçiu. Punonjësja e administratës së Kuvendi i kërkoi të çohej pasi nuk është e lejueshme.

Karrigia e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit është bosh. Për një moment ajo u vu në përdorim nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha teksa po bisedonte me numrin 2 të qeverisë, Albana Koçiun.

Ishte punonjësja e Administratës së Kuvendit, e cila i kërkoi Hoxhës të çohej pasi nuk lejohet që askush tjetër përveç Ramës, të ulet në karrigen e shefit të qeverisë.

Zjarr Tv Ad