Gjykata e Apelit të GJKKO ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës.
Vendimi ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për shpërdorim detyre, të dhënë me gjykim të shkurtuar, ndërsa është ndryshuar pjesa që kishte shuar masën e mëparshme të arrestit në burg.
Megjithatë, vendimi nuk është ekzekutuar ende. Sipas burimeve, Lefter Koka rezulton prej disa muajsh jashtë Shqipërisë.
Nga llogaritjet e deritanishme, atij i mbeten rreth 6 muaj për të vuajtur dënimin lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.




