E hënë, Maj 25, 2026
Ballina Aktualitet Aksidenti me vdekje i 7-vjeçarit afër shkollës, ja çfarë tha Petrit Bozo...

Aksidenti me vdekje i 7-vjeçarit afër shkollës, ja çfarë tha Petrit Bozo në vendngjarje: Isha me 10km/h

0
39

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku 61-vjeçari i identifikuar si producenti Petrit Bozo, ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.

Një nga dëshmitarët e ngjarje deklaroi se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.

“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.

Por banorët pranë vendngjarjes në fshatin Mengël thonë se automjeti që shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi maksimale.

Sakaq, një grua thotë se ambulanca nuk erdhi dhe ishin burrat në një lokal aty pranë që e morën fëmijën dhe e dërguan në spital, teksa ambulanca erdhi 15 minuta me vonesë.

“Thirrëm ambulancën, nuk erdhi ambulanca e morën me makinë të rastit e çuan në spital. Ka ardhur ambulanca pas çerek ore, pasi e morën fëmijën nga vendi i ngjarjes. Ishte me shpejtësi maksimale, shumë shpejt”- tha dëshmitarja.

I mituri u përplas për vdekje nga automjeti që drejohej nga 61-vjeçari Petri Bozo, në rrugën Elbasan-Librazhd, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkollem, që është pranë aksit nacional Elbasan-Librazhd.

Fëmija ka qenë me të ëmën duke shkuar në shkollë, teksa i shpëtoi asaj nga duart duke kaluar rrugën dhe pësoi aksidentin fatal.

Sakaq, regjisori Petri Bozo është shoqëruar në Komisariat.

Zjarr Tv Ad