E hënë, Maj 25, 2026
Ballina Aktualitet Pse historia e Shqipërisë i transformon liderët nga premtues të lirisë në...

Pse historia e Shqipërisë i transformon liderët nga premtues të lirisë në autoritarë?

0
9

Nga Artan Fuga

Pse historia e Shqipërisë i transformon liderat nga premtues të lirisë në autokratë, në rastin më të mirë autoritarë, në rastin më të keq, në diktatorë?

Cfarë çështjeje është kjo? E historisë apo e filozofisë, e sociologjisë, e shkencave politike? Apo e të gjithave bashkë? Nëse nuk mendojmë për këto pyetje, dhe s’kemi përgjigje si mund të analizojmë të përditshmen, ku ta gjejmë atë që quhet “framing” i lajmit? Ku ta gjejmë kuadrin logjik të një eseje apo të një tregimi, po të një romani?

Pse i nxjerr jashtë liderat demokratë historia e Shqipërisë? Si nxjerr pilotin një avion që merr flakë? Pse diktatorët në Shqipëri psikologjikisht shpjegohen? Sepse janë të çmendur? Psikopatë? Kush në botë diktatorët i ka quajtur kështu veç naivëve!

Shkruajti Sami Frashëri për një Shqipëri me modelin politik të Zvicrës, kush ja vërshëlleu ? Askush!
Erdhi Ismail Beu me idenë e një republike si model qeverisjeje, brenda një viti e gjysmë u detyrua të japë dorëheqjen! Ik o lipsu i thanë! Nuk je për gjë ti!

Erdhi Ahmeti si President, brenda disa viteve e shpalli veten mbret, pa gëk e mëk, mori kurorën drejt e në kokë! Jam Skënderbeu ! – tha! Mua më takon!

I thanë, o bëhu Mbret dhe na mblidh rrypat, o ik me të tjerët!

Erdhi Enveri – me këshilla nacionalçlirimtare e me sekretarë, sekretar e quante veten, por vet Zot vetë Shkop, gëk mëk të tjerët.

Si sekretar do e kishin hedhur në kosh disa herë, dikush në vesh i pëshpëriti, o Stalin, o ik në dreq!
Më në fund erdhi Demokracia! Lëre mos e nga! Çdo parti, e madhe apo e vogël ka në krye një që iu hipën të tjerëve dhe nuk zbret më nga froni!

Kush merr pushtetin nuk zbret më që andej veçse nëse e flakin si në avionin në flakë pilotin! Rrotacion as bëhet fjalë!

Ja pra si historia jonë flak dhe dështon demokratët, dhe mban autoritarizmin personal, në të gjitha nivelet, kurdo.

Ka naivë që e shpjegojnë me kulturën e kombit. Thonë edhe shprehjen idiote që një e dreq e di se ku e kanë gjetur, sikur një komb ka qeverisjen që meriton. T’i pyesësh ku e keni lexuar, s’ta thotë njeri!
E shkruante bukur Emil Dyrkheimi, kjo shprehje e barazon popullin me shtetin? Atëhere pse ekziston shteti?

Nisin prijësa dhe bëhen lavdosha!

Nëse nuk mendojmë këtë, atëhere çfarë mendojmë?

Zjarr Tv Ad