Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve.
Sipas vendimit, bordi ka ulur çmimin e naftës me 5 lekë dhe do të shitet me 190 lekë/litri.
Ndërkohë, benzina është ulur me 3 lekë dhe nga mesdita e sotme do të shitet me 179 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.




