E mërkurë, Maj 27, 2026
Ballina Aktualitet Bordi cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

0
82

Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve.

Sipas vendimit, bordi ka ulur çmimin e naftës me 5 lekë dhe do të shitet me 190 lekë/litri.

Ndërkohë, benzina është ulur me 3 lekë dhe nga mesdita e sotme do të shitet me 179 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Zjarr Tv Ad