Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi në Tiranë, ku qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit përsëritën thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë”, ndërsa në podium u mbajtën një sërë fjalimesh ku u kritikua qeverisja dhe u ngritën akuza për mënyrën e përdorimit të fondeve publike.
Një nga temat kryesore të protestës ishte vendimi i qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Aktivisti Arbër Lleshi deklaroi se fondet publike po përdoren për një artist, ndërkohë që, sipas tij, sistemi shëndetësor përballet me mungesa.