E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës

0
5
Zjarr Televizion Adccccc

“Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale, SHISH-in dhe administratën”. Kështu deklaroi kreu i PD gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Berisha tha se Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën.

Berisha: Qëndrimi ndaj protestuesve dhe protestës rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90 gjer sot.

Qëndrimi i Edi Ramës dhe puthadorëve të tij në media, por edhe qindra e mijëra patronazhistëve terroristë politikë ndaj protestuesve paqësore është një nga aktet më të rënda, më kriminale në historinë e këtij vendi.

Është dëshmia më flagrante me karakterit diktatorial të regjimit.

Është dëshmia më flagrante e diktaturës autoritare të bazuar në drogë, në narkoshtetin, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Edi Rama, përveç angazhimit total të policisë kriminale, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, të shërbimit informativ kombëtar, që bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë, punonjës të administratës shtetërore në krijimin e llogarive false në mediat sociale, në rrjetet sociale për të demonizuar protestën dhe protestuesit, për t’ia ulur shikueshmërinë e tyre dhe për të ndikuar në algoritmin, që sipas tij ia kontrollonte Irani algoritmin.

Edi Rama po bën gjithçka kundër kësaj proteste, e cila në fakt e zhveshi para gjithë botës moralin, fytyrën, karakterin e vërtetë të tij.

Zjarr Tv Ad