E mërkurë, Shtator 2, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

0
15

Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Burime bëjnë me dije se Evis Sala ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se “do të vijojë projektet e saj akademike”.

Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë “Rama 4” duke marrë stafetën nga Albana Koçiu. Asokohe, në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike. Ndër pikat e tjera që ajo cilësoi si më të rëndësishme kur mori detyrën ishte reformimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe shërbimi primar pa nevojën që qytetari të paraqitet në spital/

Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.

Zjarr Tv Ad