E mërkurë, Shtator 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Marjana Koçeku rikthehet në Kuvend, largohet nga rreshti i PS dhe i...

Marjana Koçeku rikthehet në Kuvend, largohet nga rreshti i PS dhe i bashkohet deputetëve të opozitës

0
14

Seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar ka sjellë edhe një ndryshim në pozicionimin e deputetes Marjana Koçeku, e cila tashmë e vijon mandatin si e pavarur.

Koçeku nuk është ulur më në radhët e deputetëve socialistë, nga lista e të cilëve u zgjodh në Kuvend. Ajo ka zgjedhur një vend pranë deputetëve të opozitës.

Deputetja është pozicionuar në krah të Vangjel Dules, përfaqësues i PBDNJ-së, dhe Artan Lukut, deputet i Partisë Agrare.

Lëvizja vjen pas vendimit të Koçekut për t’u shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vijuar aktivitetin e saj në Kuvend si deputete e pavarur.

Zjarr Tv Ad