E hënë, Tetor 19, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Bojkotohet mësimi në Lezhë/ Të rinjtë marshim në rrugët e qytetit me...

Bojkotohet mësimi në Lezhë/ Të rinjtë marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”

0
10

Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Të rinjtë kanë nisur marshimin e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë shfaqur edhe forca të shumta policie për të monitoruar situatën.

Për shkak të situatës së krijuar nga protestat shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

Protestat e të rinjve në Lezhë vijojnë edhe këtë fillim jave duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar në rrugët e qytetit.

Zjarr Tv Ad