Xhelal Mziu: Jam i gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Kamzës

Share

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 9 majit. Deklarata u bë nga vet deputeti demokrat në “Off the Record” në A2CNN, ku Mziu tha se është i hapur për një kontribut të tillë.

“Po punoj intensivisht në qarkun e Dibrës, në qarkun e Tiranës dhe në Kamëz, për t’ia shkurtuar një orë e më parë qëndrimin në qeveri këtij lloj kryeministri. Unë jam drejtues politik, jam deputet, por absolutisht i gatshëm për të kontribuar në cdo drejtim që jo vetëm ia heq legjetimitetin kësaj qeverie, por sjell një tjetër frymë për qytetarët shqiptarë që ta lënë eksodin e tyre dhe të rikthehen te një Shqipëri që shumë shpejt të bëhet anëtare e BE-së, por jo me Edi Ramën. Jam i gatshëm të kontribuoj kudo. Për Bashkinë e Kamzës mbetem i hapur për të kontribuar”, tha Mziu.

Read more

Local News