Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofton se zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.
Aksioni u ndërmor në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun të Vlorës.
“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.🏖 🥽
Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”, shkruan Xhaçka.



