E mërkurë, Qershor 10, 2026
Ballina Aktualitet A ka gisht në rrëmbimin e Eglant Koçit? Zbardhet dëshmia e Enea...

A ka gisht në rrëmbimin e Eglant Koçit? Zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

0
25

Ka dëshmuar para togave të zeza kamarieri E.Z., i cili u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtor i dyshuar për rrëmbimin e 34-vjeçarit në Tiranë. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e të riut.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tregon se pronari i lokalit në të cilin punonte, A.SH., i kishte kërkuar që të fikte dritat, ndërsa më pas nuk kishte dijeni se çfarë mund të kishte ndodhur pas largimit të tij.

“Punoj në lokalin e A.SH. si kamarier. Ditën që thotë prokuroria e kam parë 34-vjeçari kur ka hyrë në lokal, sepse e njoh. Më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë, A.Sh më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer. Unë i kam fikur dritat. Të nesërmen, A.SH më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg, andej diku nga fundi i Bulevardit të Ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka dëshmuar kamarieri.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se nga kryqëzimi i kamerave të sigurisë, pasi janë fikur dritat, shikohet A.SH. duke tërhequr diçka në dukje si qese e zezë, të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar.

I ndjekur nga qelizat telefonike, rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit, zonë që lidh Dibrën me Librazhdin, ku dyshohet se mund të ketë fshehur edhe trupin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar me qen të gjithë pjesën e malit me qëllim gjetjen e trupit, por deri më tani pa rezultat.

Zjarr Tv Ad