Arrestimi i Ahmetajt/ Tabaku zbardh detaje nga mbledhja në Kuvend: Pati dy zhvillime shqetësuese

0
134

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve, që do të vendoste për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, pati dy zhvillime shqetësuese.

“Donim seancë me dyer të hapura për transparencë ndaj qytetarëve. Kjo nuk ndodhi. Pati dy zhvillime shumë shqetësuese: avokatët e Ahmetajt kërkuan shtyrjen e seancës dhe mazhoranca i doli në krah.

E dyta, Ahmetaj ka patur kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga Shqipëria”, deklaroi Tabaku për A2 CNN.

“Faktet që kanë dalë në media kanë treguar se si i gjithë shteti ka qenë në shërbim të këtyre biznesmenëve. Në atë dosje tregohet se si Ahmetaj ka ndikuar për vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Ministrave në favor të dy biznesmenëve”, shtoi Tabaku.

Zjarr Tv Ad