“As shoku Enver dhe as shoku Edvin nuk e zhdukën dot bastin”

0
59

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” i është rikthyer sërish çështjes së basteve, të cilat u mbyllën me vendim qeverie me 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

Manjani pohon se as Enver Hoxha dhe as kryeministri Edi Rama nuk e zhdukën dot bastin, ndërsa sipas tij, politikanët i flasin popullit për borgjezët.

“As shoku Enver e as shoku Edvin nuk e zhdukën dot bastin. Popullit i flasin për “borgjezë”, ndërsa vetë jetojnë si ata dhe me ata…

Nejse, vërtetë “kishim kohë” (që nga ajo kohë) që s’kishim parë të vihej bast fshehtas…”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad