E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Atletico kërkoi 80 milionë, por do të marrë 300 euro nga Griezmann

Atletico kërkoi 80 milionë, por do të marrë 300 euro nga Griezmann

0
90

Një gjobë 300 euro për një klub si Barcelona që shpenzon qindra milionë në merkato nuk është asgjë. E çuditëshme, por e vërtetë, pasi këtë shifër “qesharake” nëse krahasohet me financat që rrethojnë klubin “blaugrana”, ku i fundit duhet të paguajë për të mbyllur përgjithmonë çështjen e hapur me Atletico Madrid për transferimin e Antoine Griezman.

Griezmann 2

Lajmi bëhet I ditur nga mediat iberike, teksa sipas tyre gjykata ka vendosur të dënojë Barcelonën vetëm me gjobë. Përplasja mes dy klubeve spanjollë nisi menjëherë, pasi Griezmann fitmosi kontratën e transferimit te Barcelona, pasi kjo pagoi klauzolën 120 milion euro. Por Atletico Madrid akuzoi katalunjasit se kishin shkelur rregulloren e FIFA-s me pretendimet se rivalët dhe sulmuesi francez kishin nisur tratativat muaj më parë se periudha e lejuar nga qeveria botërore e futbollit.

Griezmann

Si provë e klubit madrilen për këtë ishte një e-mail, ku palët flisnin për ofertën dhe kontratën. Për këtë shkelje, Atletico Madrid kërkonte 80 milion euro të tjera, duke iu drejtuar edhe gjykatës. Por kjo provë nuk është cilësuar e mjaftueshme nga gjykatësi, që ka vendosur të gjobisë Barcelonë me vetëm 300 euro.

Zjarr Tv Ad