Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për procesin e pëzgjedhjes së kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Këlliçi tha se Florian Binaj u nxitua kur u vetëshpall kandidat dhe se duhet të kishte pritur tryezën e bisedimeve. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mbështetjen e kandidaturës së Binaj, duke lënë të kuptohet se Berisha ende nuk ka një vendim.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Si e kuptoni ju bashkimin, apo bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare? E kuptoni, që ju të nxirrni një kandidat dhe ta mbështesin partitë e tjera, apo që të ketë një kandidat të pavarur që e mbështesin të gjithë? Apo mund të thotë doktori Alimehmeti është i pavarur?
Këlliçi: Përkundrazi është alternativë e PD. Deri në 20 nëntor kemi proces ku po marrim propozimet për çdo bashki. Mund të ketë bashki si në Tiranë, ku kemi doktorin Alimehmeti dhe kandidatura të tjera. Por mund të ketë bashki ku mund të vijnë propozime nga shoqëria civile, jashtë partive, të rinj, e me rradhë. Për këtë arsye deri në 30 nëntor, PD është në këtë proces të brendshëm. Pas datës 30 duhet të gjendet një instrument për tu ulur në tavolinë dhe për të paraqitur alternativat.
Rakipi: Emrat që qarkullojnë për bashkinë janë Ilir Alimehmeti dhe Florian Binaj, që ka deklaruar se do të kandidojë. PD e mbështet Binajn? Apo keni vendosur Alimehmetin?
Këlliçi: Binaj është djalë i shkëlqyer, kandidat shumë i mirë, por i vetmi gabim që ka bërë, është nxitimi për tu vetëshpallur kandidat. Nëse do një proces, siç ndodhi para një viti me Florin, ku doli kandidat si pjesë e një produkti, pjesë e konsultimeve të partive. Në këtë rast, është i nxituar reagimi i Binaj për tu vetëshpallur.
Bushati: Pse?
Këlliçi: Nuk imponohesh dot.
Bushati: Kam rezervat e mia për të. Por do të preferoja mbështetjen e tij, sesa një njeri që rri mbrapa derës me idenë “amin ishalla më caktojnë mua”. Politika do edhe vetëbesim, guxim, vetëafirmim. Ai thotë unë jam. Ti thua të priste dezhurnin.
Këlliçi: Është nxituar, pasi duhet të marrësh konsensusin.
Rakipi: Binaj është është shpallur, ju nxirrni Alimehmetin dhe kështu fiton Rama.
Këlliçi: Këtë e ndan tryeza e partive opozitare që diskuton të gjithë këto emra.

